Stojkoviq niset sot drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojnë

Lajme

Stojkoviq niset sot drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojnë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 08:31
Cedomir Stojkoviq

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka bërë të ditur se sot në orën 09:00 do të niset drejt Serbisë.

“Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin”, ka shkruar Stojkoviq në platformën “X”.

Stojkoviq ka thënë se në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, do të kenë mundësi ta arrestojnë atë, sikurse politikanin serb Nikolla Sanduloviqin.

“Në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësinë të më arrestojë mua, si dhe Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari”, ka shkruar avokati serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat