Serbia e 56-ta, Shqipëria e 90-ta e Kosova e 135-ta në renditjen e ushtrive më të fuqishme në botë

Lajme

Serbia e 56-ta, Shqipëria e 90-ta e Kosova e 135-ta në renditjen e ushtrive më të fuqishme në botë

Nga: F. B. Më: 17 janar 2024 Në ora: 18:51
Ilustrim

Në renditjen më të re vjetore të ushtrive nga aftësia dhe kapaciteti i vlerësuar nga “Global fire-power”, Serbia ndodhet në pozitën 56, nga vendet në rajon përpara saj janë Hungaria e Rumania në pozitat 54 e 47, ndërsa Shqipëria renditet e 90-ta e Kosova në pozitën 135, shkruan “Pravda”, transmeton “Bota Sot”.

Në listën 2024, tri vendet e para fuqishëm mbahen nga ShBA, Rusia e Kina, pas tyre renditet India, ndërsa e pesta është Korea e Jugut që e tejkaloi Britaninë që tash renditet e 6-ta.

Pas Britanisë pason Japonia, Turqia, Pakistani, ndërsa interesant është Italia ka përparuar dhe ka zënë Francën në pozitën 10.

Përparim sipas këtij renditje ka bërë Irani në pozitën 14, Izraeli në 17, Gjermania e 19-ta, Spanja e 20-ta dhe Polonia e 21-ta, ndërsa Ukraina  ka rënë në pozitën 18-të.

Nga vendet e rajonit , Rumania është e 47-ta, Hungaria e 54-ta, Bullgaria e 63-ta dhe Kroacia e 66-ta.

Më poshtë renditen vendet tjera, Shqipëria është e 90-ta, Maqedonia e Veriut e 110-ta, Bosnja dhe Herecegovina e 116-ta, Mali i Zi e 129-ta dhe Kosova e 135-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat