Raketat Javelin, avokati serb thotë se SHBA nuk po e llogarit më Vuçiq si faktor në Ballkan

Lajme

Raketat Javelin, avokati serb thotë se SHBA nuk po e llogarit më Vuçiq si faktor në Ballkan

Më: 11 janar 2024 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka mirëpritur kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave antitank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ky është një sinjal i qartë se SHBA nuk llogarit më te presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq si faktor në Ballkan.

“Dy vjet më parë, menjëherë para pushtimit të Ukrainës, për të cilin Putin e informoi në vitin 2021, Aleksandar Vuçiq shpenzoi dhjetëra milionë euro për tanket ruse, me të cilat donte të realizonte skenarin e Donbasit në veri të Kosovës, në Bosnje dhe Hercegovinë, sapo Putin të pushtonte Kievin. Tani SHBA po i jep Kosovës një të paarritshme për ato tanke - sistemin raketor Javelin”, ka shkruar ai.

Stojkoviq thotë në vend të Vuçiq, pajisjet ushtarake amerikane sikurse ato “Javelin” po bëhen faktor i paqes në Ballkan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat