Drecun: Qëllimi kryesor i Britanisë të ndihmojë Kosovën në planin ushtarak

Lajme

Drecun: Qëllimi kryesor i Britanisë të ndihmojë Kosovën në planin ushtarak

Nga: F. B. Më: 5 janar 2024 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Kreu i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovë, Drecun ka deklaruar se “populli serb bë Kosovë shqetësohet se Prishtina planifikon vendosjen e shërbimit ushtarak të obligueshëm, që ishte planifikuar për 2028, por që u përshpejtua dhe do ketë plan-projekt për shërbimin e obligueshëm, ndërsa lidhur me vizitën e ministri britanik Kamerun u shpreh se “Qëllimi kryesor i Britanisë të ndihmojë Kosovën në planin ushtarak”, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Ai komentoi deklaratën e Kamerun se Britania do të ndihmojë Kosovën në njohjen e saj sikurse edhe deri tani si ka vepruar sikurse dhe pranimin në organizatat ndërkombëtare.

Drecun shtoi se “Londra po përpiqet që të demonstroj praninë e saj në rajon përmes mbështetjes së Kosovës.

“Nuk duan të jenë lojtar periferik gjeo-politik, aty ku shërbimi i saj informativ është jashtëzakonisht aktiv. Britania ka aktivitete intensive në rajon” tha Drecun.

Sipas tij, me vizitën e parë si ministër Kamerun dëshiron të tregoj se Britania qëndron fuqishëm prapa pavarësisë së Kosovës dhe vazhdon të ofrojë mbështetje, por Drecun shprehu dyshimin nëse Britania me potencialin e shterur mund të siguroj njohje të reja.

“Nga vizita mund të shihet se Britania e ndihmon Kosovën në planin ushtarak dhe thelbi i bisedës ishte ky, ndonëse nuk ka shumë detaje në deklaratat për medie”, po shqetësim mbetet se Kurti brenda pak kohe ka shtuar buxhetin ushtarak nga 150 në 240 milionë euro, për trajnim edhe pajisje e armatim.

Problem sipas tij mbetet “paralajmërimi se planifikohet vendosja e shërbimit të obligueshëm ushtarak, më herët se 2028 që ishte në plan, tash me pilot-projekte, që do zgjasin nga 3 muaj apo 3 muaj verës edhe 3 muaj dimrit” tha Drecun.

Kjo sipas tij mund të sjell problem të madh serbëve dhe presion për zhvendosjen e tyre apo për të kryer shërbimin ushtarak në Ushtrinë e Kosovës, që përbën rrezikun kryesor për sigurinë e popullit serb.

"Sa i përket Britanisë, ajo ka rol kyç në këtë drejtim, pasi ish ministri Mehaj para largimit ka thënë se ndihma e Britanisë konsiston në mbështetjen që të gjithë ushtarët e FSK të kalojnë stërvitjen në harmoni me standardet e NATO-së dhe në këtë Britania vazhdon të punoj me të madhe” tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat