Avokati: Sanduloviq po dërgohet nga spitali në burg, jeta e tij është në rrezik

Lajme

Avokati: Sanduloviq po dërgohet nga spitali në burg, jeta e tij është në rrezik

Më: 5 janar 2024 Në ora: 10:43
Avokati serb Cedomir Stojkoviq

Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka publikuar pamje të reja të politikanit serb Nikola Sanduloviq që është arrestuar dhe pastaj rrahur brutalisht nga BIA serbe, për shkak se nderoi rënien e komandantit legjendar Adem Jashari.

Ai tha se Nikola Sanduloviq, po dërgohet në burgun qendror në Beograd nga Emergjenca ku dje u shtrua pasi u raportua se ishte rrahur nga zyrtarë të shërbimit sekret.

“Video nga Qendra Emergjente e spitalit të Beogradit në Burgun Qendror, me urdhër të prokurorit publik të Nishit, në momentin kur jeta e Nikolës është në rrezik.

Ai përfundoi në spital në këtë gjendje të keqe, sepse pjesëtarët e sigurimit serb e kishin rrahur dy ditë më parë në ndërtesën e BIA-s për të njëjtën arsye, sepse vendosi lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat