Rada Trajkoviq ka ftuar studentët dhe profesorët nga veriu i Kosovës, që t’i bashkohen protestave në Serbi

Lajme

Rada Trajkoviq ka ftuar studentët dhe profesorët nga veriu i Kosovës, që t’i bashkohen protestave në Serbi

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Rada Trajkoviq

Këshilltarja e ministrit kosovar për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, fton studentët dhe profesorët nga Kosova që t’i bashkohen protestës në Beograd.

Ajo në rrjetin social X, ka shkruar se kjo është një mundësi që ata të vendosin nëse do t’i shërbejnë regjimit dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, apo do të luftojnë për Kushtetutë.

Postimi:

Protestat e studentëve janë një shans për profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës me qendër në veri që përfundimisht të vendosin: do të vazhdojnë t’i shërbejnë Radoiçiqit dhe këtij regjimi apo do të luftojnë për Kushtetutë dhe dinjitet?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat