Kjo është pronarja e depos në Leposaviq ku u gjetën mallra të kontrabanduara - policia vazhdoi aksionin edhe sot

Lajme

Kjo është pronarja e depos në Leposaviq ku u gjetën mallra të kontrabanduara - policia vazhdoi aksionin edhe sot

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit me kërkesë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Njësitin Anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, të enjten dhe sot kanë kryer një operacion kundër kontrabandës në Leposaviq.

Media mëson se depoja e shitores e cila është cak i bastisjes është në pronësinë  e 55-vjeçares, Goriça Tomoviq, e cila dyshohet se ka konsumuar veprat penale ‘Tregti e ndaluar’ dhe ‘Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të enjten kanë gjetur dhe sekuestruar mallrat si në vijim:

93 pako cigare me nga 25 boksa  të llojit Marlboro, LM, Winston, Davidov.

71 gajbe birra e llojit tuborg x 20 copë.

28 pako -Limenka Tuborg x 24 copë.

58 pako alkool Vranac x 6 copë.

27 pako Alkool Rubin x 6 copë.

45 pako birra zajeqar x 24 copë.

Ndërsa sot Policia njofton se në depon e shitores janë gjetur dhe sekuestruar  nga Dogana e Kosovës mallra ushqimore, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat