Spahiu: Nëse do të kemi luftë apo paqe varet nga duart e Vuçiqit

Lajme

Spahiu: Nëse do të kemi luftë apo paqe varet nga duart e Vuçiqit

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:43
Nexhemdin Spahiu

Profesori, Nexhemdin Spahiu, teksa ishte duke komentuar zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi dhe fitoren e listës së partisë Përparimtare Serbe të, Aleksandër Vuçiq, ka theksuar se “nëse do të kemi luftë ose paqe varet nga duar e presidentit Vuçiq”.

Kjo fitore e Vuçiq në zgjedhje, sipas Spahiut tregon që populli serb nuk është i prirur ndaj paqes.

“Zgjedhjet në Serbi treguan që populli serb nuk është i prirur drejt paqes me i votu pro-perëndimorët edhe me kry telashe në Ballkan më fqinjët… tregoi që nuk është aq trim sa më be politikën e luftës, po të votoi këta radikalët që ishin kundër planit franko-gjerman, në mënyrë që ishin pro Rusisë, sigurisht që kjo do të ndillet një luftë. Dhe ata nuk u pozicionuar në mënyrë të tillë.

Elektorati u pozicionua në vijën politike të Vuçiqit, as luftë as paqe edhe luftë edhe paqe… Nëse do të kemi luftë ose paqe varet nga duart e presidentit Vuçiq… Sepse zakonisht një shtet para me pushtu një shtet tjetër ajo paguan agjent edhe përhapë që s’ka rrezik lufte në mënyrë që me bë invazionin me i gjet pa përgatitë”, ka thënë Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat