Zgjedhjet “demokratike” në Serbi, Musliu: Njerëzit duhet të fotografojnë votën për të qenë “OK” me Vuçiqin

Lajme

Zgjedhjet “demokratike” në Serbi, Musliu: Njerëzit duhet të fotografojnë votën për të qenë “OK” me Vuçiqin

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Serbia sot po mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Deri më tash sipas raportimeve nga mediat serbe, pjesëmarrje e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 12:00 ka qenë 21.33%.

E këto zgjedhje nuk kanë kaluar edhe pa incidente dhe parregullsi.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu në “X” ka shkruar se serbët po detyrohen të fotografojnë votën për t’ia dëshmuar presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Të ashtuquajturat zgjedhje në Serbi! Njerëzit duhet të bëjnë një fotografi të votës për të qenë në rregull me Aleksandar Vuçiq. Përshëndetje Evropë!”, ka shkruar Musliu.

Më herët është raportuar se vëzhguesit e CRTA (Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi), është sulmuar në Oxhaci të Serbisë dhe automjeti i tyre u shkatërrua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat