Buzhala e Mirena përplasen në sekondat e parë të emisionit për shpërndarjen diskriminuese të Qeverisë në komuna

Lajme

Buzhala e Mirena përplasen në sekondat e parë të emisionit për shpërndarjen diskriminuese të Qeverisë në komuna

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:15
Buzhala e Mirena

Lidhur me favorizimin për ndarjen e buxhetit për investime të reja kapitale në komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Viktor Buzhala tha se kjo tashmë është shndërruar në traditë që 25 vjet, për t’u vazhduar edhe nga Qeveria Kurti. Ai tha se Qeveria ka investu në komunat që i udhëheq VV-ja.

Me fillim të emisionit, nisi debati mes Viktor Buzhalës e Ilir Mirenës.

 “Buxheti i një komune është kryesisht që derivon nga buxheti qëndror në formë të granteve dhe ajo është formulë matematikore, do të thotë që vjen në bazë të numrit të banorëve të asaj komune përpjestohet dhe ndahet”, tha Buzhala në Pressing.

“Nuk janë grante, granti qeveritar ju jepet komunave në bazë të performancës”, tha Mirena.

“Për numër të banorëve është, tani edhe performanca vije esktra”, tha Buzhala.

“Rastësisht ka qëllu që krejt komunat që qeverisen prej VV-së me u favorizu”, tha Mirena.

“Vec grante nuk janë, të mos manipulojmë. Këto janë investime kapitale”, tha Mirena.

“Janë projekte të reja kapitale, a ka padrejtësi dhe favorizm të komunave të VV-së, po shihet ashiqare që ka”, tha Buzhala.

“Nuk pres prej VV-së që me shku me investu te votuesit e PDK-së, po investojnë tek komunat që i kanë ata. Është traditë e instaluar që 25 vjet dhe që e kanë vazhdu edhe këta, për mua është normale se ndodh gjithkund në botë”, u shpreh më tej Buzhala.

“Kjo që ka bë pushteti i Kurtit është fashizëm”, tha Mirena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat