Krahët e Boeing 737 mbulohen me veprën e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj

Lajme

Krahët e Boeing 737 mbulohen me veprën e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 21:23
Foto ilustrim

Me mbishkrimin “Nga Runiku me dashni”, artisti nga Kosova, Petrit Halilaj, ka mbuluar krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737, me pikturime të pulave të fshatit të tij.

Fotot i ka ndarë kryeministri Albin Kurti në rrjetin e tij social Instagram.

Nga Runiku me dashni!

Krahët e aeroplanit Boeing 737 të kompanisë ajrore Aeromexico u mbuluan me veprën e artistit nga Kosova, Petrit Halilaj. Aeroplani fluturoi mbi Meksikën, Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikes, duke i dhënë krahë veprë së Halilajt. Me mbishkrimin "Nga Runiku me dashni!" pulat e fshatit të Runikut, Komuna e Skenderajt, fshatit të artistit, të cilat i trajton shpesh në veprën e tij, fluturuan të lira në tre shtete e dy kontinente, sfiduan ligjet e natyrës, rrethanat politike e pengesat geografike. Kjo vepër e Petritit është pjesë e ekspozitës së tij "Runik"' në Ameriken Latine, në Muzeun Tamayo te Meksikes, që mbetet e hapur deri më 7 prill 2024” , ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat