“Mercedesi” që po kërkohej nga Franca konfiskohet në Ferizaj, mërgimtari e solli për ta shitur në Kosovë

Lajme

“Mercedesi” që po kërkohej nga Franca konfiskohet në Ferizaj, mërgimtari e solli për ta shitur në Kosovë

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 21:16
“Mercedesi” që po kërkohej nga Franca konfiskohet në Ferizaj

Një veturë e cila kërkohej nga shteti i Francës është gjetur dhe konfiskuar sot në Ferizaj, ndërsa ndaj pronarit të dyshuar është iniciuar rast. Vetura ishte sjellë në Kosovë nga shteti francez, me qëllim që të shitet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është iniciuar ndaj një 41-vjeçari, i cili do të hetohet për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër“.

Sipas të njëjtave burime, automjeti i tipit ‘Mercedes’ është konfiskuar në rrugën e Reçakut, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Bazuar në dëshminë e tij, vetura është sjellë nga Franca në Kosovë nga një familjar i tij dhe kap vlerën e mbi 15 mijë eurove.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat