E dhimbshme: Kjo është 56-vjeçarja që vdiq pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Lajme

E dhimbshme: Kjo është 56-vjeçarja që vdiq pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një aksident në trafik i shkaktoi lëndime të rënda një këmbësoreje në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Viktima u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, mirëpo e njëjta s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është Dashurije Gashi, 56-vjeçare.

E ndjera u goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

Shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është arrestuar, ka njoftuar Policia të martën mbrëmë.

Sipas burimeve, i dyshuari nuk ka përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat