Arifi vendos flamurin kombëtar në objektin e Komunës së Preshevës

Lajme

Arifi vendos flamurin kombëtar në objektin e Komunës së Preshevës

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 14:37
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kishte thënë se të hënën në godinën e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar, e poashtu veproi.

Ai ka publikuar një video të momentit kur e vendos flamurin kuq e zi në shtizën e objketit të Komunës së Preshevës.

Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe.

Në qershor të këtij viti, Arifi u ftua nga Gjykata e Serbisë për tu paraqitur në një seancë gjyqësore, për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në hapësirat publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat