Hovenier viziton ushtarët amerikanë në Ditën e Falënderimeve, flet për lidhjet e forta Kosovë-ShBA

Lajme

Hovenier viziton ushtarët amerikanë në Ditën e Falënderimeve, flet për lidhjet e forta Kosovë-ShBA

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Foto nga vizita

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, Ditën e Falënderimeve e ka kaluar në kampet ushtarake Bondsteel dhe Nothing Hill.

Në platformën X, ai i ka falënderuar ushtarët dhe të gjithë personat e angazhuar për marrëdhënien e fortë ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

“I nderuar të kaloj Ditën e Falënderimeve në Camp Bondsteel dhe Camp Nothing Hill me anëtarët e shërbimit amerikan që shërbejnë jashtë shtetit dhe larg familjeve të tyre dhe me mysafirë kosovarë.

Faleminderit për ushtarët tanë dhe të gjithë nëpunësit tanë publikë, si dhe për marrëdhënien e fortë dhe të qëndrueshme midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gëzuar Ditën e Falënderimeve!”, ka shkruar ambasadori Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat