Serbia blen 11 helikopterë rusë, reagon analistja amerikane

Lajme

Serbia blen 11 helikopterë rusë, reagon analistja amerikane

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 17:51
Aleksander Vuçiq

Serbia ka blerë 11 helikopterë luftarakë Mi35 të prodhimit rus nga Qipro.

E presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjersa po prezantonte armët në bazën ajrore ushtarake në Batajnicë pranë Beogradit, ka thënë se është krenar për këtë dhe tenton ta forcojë edhe më shumë ushtrinë.

“Rrallë në historinë tonë kemi mundur të tregojmë kaq shumë blerje të reja brenda një dite…Këtë nuk e kanë blerë Serbia dhe Jugosllavia për dekada të tëra”, ka thënë Vucic.

Për këtë ka reaguar analistja amerikane, Ivana Stradner, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington.

Kësaj lëvizjeje të Serbisë, ajo ka kërkuar që t’i kushtohet vëmendje.

“Serbia bleu helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro. Katër helikopterë të tjerë janë në Rostov-on-Don në Rusi, por ato tani nuk mund të dorëzohen. Megjithatë, përshkallëzimi i ardhshëm në rajon nuk do të fillojë me grupe serbe ushtarake, por paraushtarake. Kushtojini vëmendje asaj”, ka shkruar ajo në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat