Shesheli sërish në Hagë për krime lufte

Lajme

Shesheli sërish në Hagë për krime lufte

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:52
Vojsllav Sheshel

Gjykata ndërkombëtare për krime lufte ka ngritur akuza të reja ndaj politikanit serb Vojsllav Sheshel.

Ende nuk janë bërë publike akuzat që rëndojnë mbi të, ndërkohë që mediat serbe deklaruan se padia lidhet me krimet e kryera nga paramilitarët serb gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Sheshel njihet si ultrancionalist që ka luajtur rol kryesor në masakrat e kryera në Kroaci dhe Bosnjë gjatë viteve 1990, kohë kur mbante dhe postin e zëvendëskryeministrit të qeverisë serbe.

Sheshel, udhëheqës i Partisë Radikale Serbe, u dënua në vitin 2018 me dhjetë vjet burgim nga Tribunali i Hagës për, siç është thënë, nxitje të persekutimit, dëbimit, zhvendosjes dhe transferimit të detyruar të kroatëve nga fshati Hërtkovci në Vojvodinë, më 1992.

Sheshel u la i lirë në Serbi, pasi kishte qëndruar në paraburgim në Hagë nga viti 2003 deri më 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat