Mësohet mosha e viktimës së dytë në aksidentin Kaçanik-Ferizaj, i publikohet fotografia

Lajme

Mësohet mosha e viktimës së dytë në aksidentin Kaçanik-Ferizaj, i publikohet fotografia

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 10:20
Viktima Z.A. është e gjinisë femërore, e lindur në vitin 1950.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje ka vdekur edhe personi i dytë që ishte përfshirë në aksidentin e së premtes në rrugën Kaçanik- Ferizaj.

Qazim Reka nga Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se viktima Z.A. është e gjinisë femërore, e lindur në vitin 1950.

“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar  lëndime trupore në një aksident trafiku dhe  ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë  18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raport.

Faqja “Sje kaçanikli nëse” ka publikuar fotografinë e të ndjerës dhe ka njoftuar se varrimi i saj bëhet sot.

“Vdes e aksidentuara e dytë në rrugën Kaçanik-Ferizaj,  Zyrmije (Asan) Raka. Nëna e Emin, Afrim, Faton, Feta, Bafti dhe Baki Rakës. NGUSHËLLIME! P.s. Varrimin, njoftim nesër (e diel)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat