“Porosia e Zelenskit është shumë e qartë”

Lajme

“Porosia e Zelenskit është shumë e qartë”

Nga: F. B. Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 09:10
Volodymyr Zelensky

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç dhe kreu i Këshillit të Evropës Charl Mishel kanë mbajtur një konferencë për shtyp në prag të darkës së punës që mbahet sot, ku do të marrin pjesë edhe kryeministrja italiane Xhorxha Meloni, kreu i qeverisë së Maltës, Robert Abela dhekryeministri polak Mateush Moravjecki, transmeton “Bota Sot”.

Ata me këtë rast kanë komentuar edhe deklaratën e djeshme alarmuese të presidentit ukrainas Zelenski që tërhoqi vërejtjen se “Rusia po përgatit luftë të re në Ballkan mes dy shteteve”.

Keni vëmendjen në Ballkan, besomëni kemi informata të besueshme, Rusia ka plan afatgjatë, pas Lindjes së Afërme, pika tjetër kritike do jetë Ballkani. Nëse partnerët tash nuk ndërmarrin asgjë, përsëri do ketë eksplodime dhe përsëri. Kjo nuk është asgjë e re – Rusia do mundësojë që një vend i Ballkanit të hyj në luftë me një tjetër vend”, ka deklaruar dje Zelenski.

“Jam i bindur se rruga evropiane për vendet e Ballkanit  është hapi më i rëndësishëm për paqe këtu”, tha kreu i KE Mishel.

“Porosia e Zelenskit është e qartë në kumtimin e kërcënimit”, tha Plenjoviç, duke shtuar se duhet hetuar për kërcënimet konkrete.

“Agresioni rus në Ukrainë ka funksion destabilizimin e vendeve që janë në kufij me BE”, ka thënë Plenkoviç, duke shtuar se “kemi disa vatra potenciale zjarri dhe jo stabiliteti”.

“Kroacia do angazhohet maksimalisht që bashkësia ndërkombëtare të rris aktivitetin në Evropën juglindore dhe ne jemi mbështetës së zgjerimit me fqinjët tanë, që garanton paqe. Siguri, stabilitet dhe raporte të ndërsjella, ndoshta këso vatra mund të ketë në fqinjësinë tonë”, tha Plenkoviç.

Ai u shpreh se nuk di në cilën pikë ka menduar Zelenski me këtë deklaratë, andaj potenco rëndësinë e zgjerimit për të siguruar paqe.

“E fundit që na duhet në BE është edhe një tjetër vatër e krizës , edhe një tjetër pikë fokusi”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat