Trajkoviq i reagon Vuçiqit pas deklaratave për ambasadorin Hovenier

Lajme

Trajkoviq i reagon Vuçiqit pas deklaratave për ambasadorin Hovenier

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 12:18
Rada Trajkoviq

Politikania serb, Rada Trajkoviq, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, pas deklaratës së këtij të fundit rreth ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, për parimet rreth Asociacionit.

Trajkoviq ka thënë se deklarata e Vuçiq është një “deklaratë e papërshtatshme dhe e dobët”.

Ajo tutje ka shkruar se ambasadori Hovenier e ka detyrën e tij më të vështirë në Ballkan dhe se arrij të ruajë objektivitetin dhe konstruktuvitetin në mes dy palëve “shpesh të paarsyeshme”.

Në fund, Trajkoviq ka thënë se qytetarët e vlerësojnë punën e ambasadorit Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat