Pronarja e lokalit estetik në Prishtinë: Kemi pas një 16-vjeçare që erdhi me vendos filler

Lajme

Pronarja e lokalit estetik në Prishtinë: Kemi pas një 16-vjeçare që erdhi me vendos filler

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Në Kosovë “klinikat estetike” e “sallonet e ondulimit” që injektojnë filler dhe botoks janë përhapur me të madhe.

Hulumtimi nxjerr në pah një “xhungël të vërtetë” në këtë fushë.

Në të shkruan se bëjnë: depilim, grim dhe rregullim të vetullave.

Por, kur hyn në faqen e tyre në rrjetin social Instagram, del se puna më e madhe është për aplikim të fillerit dhe botoksit.

Për këtë, ekipi hulumtues i “Betimit për Drejtësi” është infiltruar në rolin e klientit.

Pronarja e biznesit tregon interesimi për të rregulluar fytyrën me filler dhe botoks është i madh.

Ky interesim vjen edhe nga moshat nën 18 vjeç, ku ajo me theks veçon një 16-vjeçare.

“Prej 18 e te nalt, bile kemi pas 16 vjet që u ardh njona, po ajo u doke si e madhe diqysh, e nuk e preferohet me ja u bo qëkaq të reja, nuk është puna hajt të ua marr 60 euro, po kur i ki 16 vjet diqysh çka po i bon, hala je e vogël. Po masi i lejojnë prind e vet!” – tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat