Politologu serb rreth porosive të Von der Lajen: Nga Serbia nuk kërkohet njohja e Kosovës

Lajme

Politologu serb rreth porosive të Von der Lajen: Nga Serbia nuk kërkohet njohja e Kosovës

Nga: F. B. Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 17:25
Dimitrije Miliç

Politikologu Dimitrije Miliç konsideron se porosia e kreut të Komisionit Evropiane Ursule von der Lajen “se nga Serbia kërkohet njohje de fakto u kuptua tepër ashpër dhe se ajo nënkupton pranim vetëm të një entiteti në kuptim teknik dhe jo pranim të Kosovës si shtet të pavarur apo të dërgoj ambasador në Kosovë”, shkruan “Kosovo-online” transmeton “Bota Sot”.

Miliç vlerësoi se kreu i KE erdhi me dy porosi të qarta, një ka të bëjë me rezultatet pozitive ekonomike ku u fol për shkëmbimin tregtar mes BE edhe Serbisë në 15 vitet e fundit, investimet , inter-konektorin me Bullgarinë dhe hekurudhën deri Bullgari nga Nishi që do ndërtohet me mjete të BE-së.

"Porosia e dytë ishte rreth raportit në bisedimet mes Beogradit edhe Prishtinës, që zgjoj bujë të madhe në opinion, përkatësisht çka nënkuptohet me të ashtuquajturën njohje de fakto të Kosovës, si u dëgjua në medie, që nuk ishte e qartë çka thotë ajo që u dëgjua nga fon der Lajen. Nëse kjo shikohet ne hapa praktik, pritjet që ka BE nga Serbia si formulim duket i ashpër, ndërsa në thelb është pranim i dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës, gjë që njohja de fakto tingëllon ashpër e thelbi nuk është ashtu”, tha Miliç.

Ai sqaron se “dokumenti që ju vendos Serbisë përpara nuk nënkupton se nga Beogradi pritet që të pranohet Kosova si shtet”.

"Kjo nuk nënkupton që Serbia të pranoj Kosovën si shtet të pavarur edhe të dërgoj atje ambasador apo çka do qoftë kur keni raporte me shtete që i njihni, por praktikisht pranim të dokumenteve, institucioneve dhe ato që janë pasojë e punës së institucioneve në territorin e Kosovës. Në këtë kuptim nënkuptohet se njohja de fakto, në fakt është njohje e ai entitet ekziston në kuptimin teknik, po jo në kuptimin e hapur njohje si shtet, përkatësisht si quhet njohje de jure”, shprehet Miliç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat