Çoviç: Pesëshja e madhe nuk sjell asgjë të re, po dëshiron legalizimin e realitetit të ri dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Çoviç: Pesëshja e madhe nuk sjell asgjë të re, po dëshiron legalizimin e realitetit të ri dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës

Nga: F.B. Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:11
Nebojsha Çoviç

Ish-kryetari i qeverisë së Serbisë Nebojsha Çoviç ka thënë se pesëshja e madhe nuk sjell asgjë në Beograd dhe kjo është një zgjidhje kompromisi që në një mënyrë është legalizim i realitetit të ri, transmeton “Bota Sot”.

“Këta pesë specialët apo si mund të emërohen si resë kalorësit apokaliptik – nuk sjellin asgjë të re” tha ai për RTS.

"Unë e kam quajtur si zgjidhje kompromisi ashtu që në një mënyrë të legalizohet një realitet i ri, e ky realitet përbëhet prej asaj se shqiptarët në Prishtinë armatosen se kanë krijuar formacione që janë jashtë rezolutës 1244 se kanë hyrë me njësitet speciale në veri të Kosovës” tha Çoviç.

Në pyetjen nëse presioni sot ndaj Beogradit do të jetë “merr ose le”, ai ka vlerësuar se kjo mundet lehtë të ndodhë, kur kemi parasysh kohën që kalojnë në Beograd edhe Prishtinë.

"Kjo është vizitë e përshpejtuar sipas sistemit – bëjeni atë që jeni pajtuar në Bruksel dhe Ohër, që do të thotë se Serbia duhet kokulur të shkojë në kundërshtim me interesat shtetërore edhe kombëtare në kuptimin e pranimit të pavarësisë së Kosovës",konsideron Çoviç.

"Duan të heshtin çdo gjë që u tha në KS të OKB-së”, ndërsa lidhur me kërkesën e sektarit të përgjithshëm të OKB-së Gueteresh për takim të mbyllur për opinion, theksoi se kjo është e jashtëzakonshme dhe nuk dihet a kanë vota, pasi Rusia e Kina mund të vendosin veto.

"Mendoj se duan të fiket e gjithë ajo që u tha në Asamblenë e Përgjithshme nga Vuçiç, mendoj se edhe kreu i qeverisë do ketë qëndrim të qartë, që kishte paraqitje të mirë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Ata nuk duan të dëgjojnë zëra se ne kemi shembull të shkeljes së drejtës ndërkombëtare” tha ai.

"Rezoluta e PE-së nuk është obliguese, por është tërheqje e vërejtjes” tha Çoviç, tërheq vërejtjen se për të satën herë kuptojmë me kë kemi të bëjmë dhe kthjelluese se duhet qëndrojmë në presione q do vazhdojnë. Do kenë argëtim ata si kanë çdo ditë, po me intensitet tjetër në muaj e vite që vijnë sepse vijnë zgjedhjet evropiane e amerikane dhe kriza tjera” tha Çoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat