“Alarmon” Gashi: Shërbimet sekrete ruse dhe serbe nuk kanë zgjedhur objektivat rastësisht, ja thirrja për shtetin

Lajme

“Alarmon” Gashi: Shërbimet sekrete ruse dhe serbe nuk kanë zgjedhur objektivat rastësisht, ja thirrja për shtetin

Nga: N.E Më: 21 tetor 2023 Në ora: 09:44
Lirim Gashi

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës që dha dorëheqje në nëntor, i dyshuari për sulm me mjete shpërthyese në zyrat e Komisionit Qendror Zgjedhor në Mitrovicë, Dejan Pantiq është liruar nga arresti shtëpiak, dhe masa i është zëvendësuar me dorëzani prej 30 mijë eurosh.

Ndaj lirimit të Pantiqit kanë reaguar autoritetet në Kosovë, përfshirë këtu ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në anën tjetër, analisti politik Lirim Gashi, thotë se shteti duhet të jetë i pa mëshirshëm, sepse ata nuk ndalen pa mësuar leksionin e tyre.

Gashi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se njerëzit që ishin vënë në shënjestër të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse që ishin planifikuar dhe kryer atentatet e pasuksesshme kundër tyre, janë njerëz që u angazhuan për paqe, tolerancë, mirëkuptim dhe marrëdhënie të ndershme.

“Nëse analizoni se cilët njerëz u vunë në shënjestër të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse që planifikuar dhe kryen atentate të pasuksesshme kundër tyre vetëm pse u angazhuan me gjithë qenien e tyre për paqen, tolerancën, mirëkuptimin dhe marrëdhëniet e ndershme midis njerëzve të të gjitha kombeve në vendet e tyre dhe për bashkëjetesën barabartë të kombeve dhe shteteve të tyre me kombet dhe shtetet fqinje, atëherë do të arrijmë në përfundimin se gjithçka e keqe që ndodhi në vendet që u krijuan pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë u krye nga shteti i thellë serb dhe rus. Nëse i analizoni atentatet ndaj Ibrahim Rugoves, Milo Gjukanoviçit, Vuk Draskovićit, Zoran Zaevit, Zijadin Zeles dhe Albin Kurtit, do t'ju bëhet e qartë se ku ishte fokusi kronologjik dhe cili ishte qëllimi i këtyre dy shërbimeve sekrete që janë të lidhura me njëra tjetrën si syri me qerpikun”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, objektivat nuk janë zgjedhur rastësisht, por vetëm sepse ato dy shërbime sekrete jashtëzakonisht të rrezikshme dhe tinëzare e dinin saktësisht se këta njerëz ishin pengesat më të mëdha për vënien e popujve dhe shteteve të tyre nën kontrollin e plotë politik, policor, ushtarak dhe inteligjent të Serbisë dhe Rusisë.

“Gjithashtu, nëse analizoni se ndaj kujt u drejtuan atentatet tragjike në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e pasluftës duke filluar nga viti 1999 deri në vitin 2021, atëherë do të kuptoni se ato objektiva nuk janë zgjedhur rastësisht, por vetëm sepse ato dy shërbime sekrete jashtëzakonisht të rrezikshme dhe tinëzare e dinin saktësisht se këta njerëz ishin pengesat më të mëdha për vënien e popujve dhe shteteve të tyre nën kontrollin e plotë politik, policor, ushtarak dhe inteligjent të Serbisë dhe Rusisë.

A keni dëgjuar të paktën një herë të vetme nëse dikush ka provuar ndonjë atentat kundër diktatorëve, despotëve, kriminelëve, përdhunuesve, zhvatësve dhe tregtarëve me territorin, dinjitetin dhe jetën e njerëzve, që ishin tërë kohën në pushtet në shtetet e Ballkanit Perëndimor ?

Jo nuk keni dëgjuar dhe as kurrë nuk do të dëgjoni.

Sepse kundërshtarët e tyre politik nuk i kundërshtojnë politikat e tyre kriminale, diktatoriale, kleptomane, despotike, zhvatëse dhe tradhtare me metoda të shërbimeve inteligjente serbe dhe ruse, por me metoda të ligjshme demokratike.

Prandaj shteti duhet të jetë shumë më i pamëshirshëm kundër tyre se sa që është për momentin, sepse ata nuk ndalen pa e mësuar leksionin e tyre”, shton Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat