Prokurori në pension, shtyhet sërish gjykimi për vrasjen me katër plumba

Lajme

Prokurori në pension, shtyhet sërish gjykimi për vrasjen me katër plumba

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Ka dështuar sërish të premten seanca ndaj Jenifer Gashit i akuzuar për vrasje pasi prokurori i rastit Agron Galani është pensionuar.

Kryetari i trupit gjykues, Shaqë Curri, ka thënë se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë që të bëjë zëvendësimin e prokurorit por se nuk ka marrë përgjigje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Curri tha se do e njoftojë përsëri Kryeprokurorin ndërsa seancën e radhës e ka caktuar për 10 nëntor.

Jenifer Gashi akuzohet se më 28 qershor 2022 e kishte goditur me katër plumba I.G., i cili kishte vdekur më 5 korrik në QKUK. Në aktakuzën e ngritur më 13 mars 2023, thuhet se në Kryshec të Pejës, në lokalin ““Shelnja”, pas mosmarrëveshjes që kishte pasur me të ndjerin, i akuzuari kishte vrarë I.G dhe kishte lënduar F.G dhe ka rrezikuar jetën e Z.G., D.G.,  L.G.,  dhe F.G.

Gashi ngarkohet se ka kryer “vrase të rëndë” nga neni 173, pika 1.5 të KPRK-së, ka kryer “lëndim të lehtë trupor” dhe ka poseduar revolen pa leje me shtatë fishekë. 

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat