“Fotografi e dashur”, -Vuçiq e publikon foton familjare me Putinin dhe me presidentin e Kinës

Lajme

“Fotografi e dashur”, -Vuçiq e publikon foton familjare me Putinin dhe me presidentin e Kinës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:18
Fotografia e publikuar nga Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin, ka qenë pjesë e një fotografie familjare me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Veçanërisht fotografi e dashur me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping dhe personalitete të tjera [ siç është presidenti i Rusisë Vladimir Putin]. Mikpritja kineze është e njohur gjerësisht dhe miqësitë personale janë një privilegj i veçantë”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin e tij social Instagram.

Më tutje, Vuçiq ka thënë se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë që u nënshkrua, është hap i ri në marrëdhënie.

“Po bëjmë progres në të gjitha fushat në të cilat bashkëpunojmë. Nisma Brez dhe Rrugë ka sjellë shumë të mira në vendin tonë. Jam krenar për miqësinë tonë dhe rezultatet që kemi arritur”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ndërkohë, ai ka thënë se është i nderuar dhe i privilegjuar që ka pasur mundësinë të jetë sot në Pekin.

“Prandaj shpresoj se së shpejti do të kemi sërish nderin të presim në Serbi, mikun tonë të dashur, presidentin Xi”, ka përfunduar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat