Policia: Katër fëmijët në Istog nuk u helmuan, është grip sezonal

Lajme

Policia: Katër fëmijët në Istog nuk u helmuan, është grip sezonal

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:10
Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pjesës, Fadil Gashi, ka mohuar pretendimet për helmim të katër fëmijëve që janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Gashi ka bërë të ditur se hetimi fillestar tregon se ky rast nuk ka të bëjë me një rast helmimi, por është i lidhur me simptomat e zakonshme të gripit sezonal.

“Tashmë e disa ditë kemi raportime për këto simptoma nga fëmijët. Por, nuk është helmim, është grip sezonal”, ka deklaruar Gashi.

Doktori Besnik Ibraj nga Spitali i Pejës ka njoftuar se katër fëmijët janë sjellë në spital ditën e enjte, me simptoma duke përfshirë humbje të vetëdijes, të vjellura dhe temperaturë të lartë.

Gjendja e tyre, sipas Ibrajt, është momentalisht stabile.

“Katër fëmijë janë sjellë ditën e enjte, ne kemi ndërmarrë të gjitha masat, gjendja  e tyre për momentin është e mirë. Ata kanë pasur shenja si humbje e vetëdijes, të vjellura, temperaturë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka informuar se ata kanë lajmëruar Policinë e Kosovës dhe komunën e Istogut në lidhje me rastin dhe pritet të fillojë një hetim i mëtejshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat