Lista Serbe akuzohet se vodhi miliona euro në Leposaviq

Lajme

Lista Serbe akuzohet se vodhi miliona euro në Leposaviq

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 20:46
Lista Serbe

Zyrtarë të Listës Serbe po dyshohet se vodhën apo keqpërdorën mbi 20 milionë euro vetëm në Komunën e Leposaviqit, gjatë kohës sa këta udhëhiqnin me këtë komunë veriore të Kosovës.

Akuzat ndaj tyre është duke i bërë zv/ministri për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomirović.

Ky ka pretenduar që zyrtarët e Listës Serbe sa ishin duke udhëhequr në Komunat Veriore kanë abuzuar me buxhetin e shtetit të Kosovës duke marrë para por mos realizuar projekte.

Madje ai ka publikuar dokumente të projekteve për të cilat pretendon se janë dhënë para prej dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Serbisë për një projekt të njëjtë.

Bile, shumica e mjeteve financiare dyshohet se kanë përfunduar në duar të kompanive të afërta me Milan Radojicicin.

“Petar Petkoviq i pafat me bashkëpunëtorë vazhdon të grabisë taksapaguesit serbë. Ndërtimi i sheshit në Leposaviq. I njëjti shesh financohet nga Qeveria e Kosovës njëkohësisht. Kontraktorë si gjithmonë kompani të afërta me Radojiciqin dhe Vuciqin. Thonë se është luftë për të drejtat e serbëve në Kosovë?!”, thuhet në postimin e tij.

Sipas politikanëve serb të Kosovës, përmes kësaj mënyre është arritur edhe vjedhja e të gjitha parave të projekteve.

Edhe gazetari serb nga veriu, Bratislav Kristic, ka treguar për tëvë1 një formë të tillë të keqpërdorimeve.

Në bazë të dokumenteve në të cilat kam pasur qasje, shteti i Kosovës ka transferuar mjete në vlerë prej 377.000 euro në komunën e Leposaviqit për ndërtimin e pjesës rrugore nga Leposaviqi në fshatin Postenje. Drejtuesit e komunës nga lista serbe kanë marrë një pagesë prej 1.200.000 euro nga qeveria serbe për të njëjtin pjesë të rrugës.Të gjitha paratë u mblodhën dhe iu kthyen në një zarf ministrit të regjimit bandit në Beograd. Vetëm një nga grabitjet e shekullit”, thotë gazetari serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat