Lirohet nga QKUK një nga terroristët që sulmuan policinë më 24 shtator në Banjskë

Lajme

Lirohet nga QKUK një nga terroristët që sulmuan policinë më 24 shtator në Banjskë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Njëri nga terroristët serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator, është liruar nga Klinika e Ortopedisë në QKUK, ku ishte duke u trajtuar pasi u plagos ditën e sulmit.

Këtë për express e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Gani Jashanica.“Po, ai është liruar sot”, tha Jashanica.

Pas lirimit ai pritet të dërgohet në paraburgim, pasi Gjykata Themelore ia ka caktuar tashmë 30 ditë paraburgim për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.

Ky i dyshuar bashkë me një grup personash tjerë të dielën e 24 shtatorit kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, të plagosur një polic dhe një tjetër të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat