I dyshuari Jevtiç që e përmendi Sveçla, shoqëronte djalin e Vuçiqit, Danilon në Graçanicë për Vidovdan

Lajme

I dyshuari Jevtiç që e përmendi Sveçla, shoqëronte djalin e Vuçiqit, Danilon në Graçanicë për Vidovdan

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 07:39
I dyshuari Jevtiç që e përmendi Sveçla, shoqëronte djalin e Vuçiqit, Danilon në Graçanicë për Vidovdan

Gjatë kësaj të diele Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Facebook ka shfaqur prova të reja nga sulmi në Banjskë.

Sveçla, tregoi se e kanë gjetur veturën si dhe dokumente identifikuese të Milorad Jevtiç, i dyshuar si pjesëmarrës në sulmin terrorist, madje i dyshuar edhe për sulmet kundër Kforit, gjatë protestave në veri të vendit.

Sveçla tha se Jevtiç e kishte shoqëruar djalin e Aleksandër Vuçiqit, Danilon, në 4 nga 5 vizitat e tij të fundit në Kosovë.

Gërvalla e shpërndan njoftimin e Sveçlës për përfshirjen e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiq në Banjskë

Rtv Dukagjini ka shpërndarë një video ku shihet Jevtiç së bashku me Danilon, djalin e Alkesandër Vuçiq, teksa qëndronin në Kosovë, në Graçanicë për Vidovdan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat