Sulmi terrorist në veri, paralajmërohet konferencë në Serbi në emër të Milan Radoiçiqit

Lajme

Sulmi terrorist në veri, paralajmërohet konferencë në Serbi në emër të Milan Radoiçiqit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 12:19
Milan Radoiçiqi

Avokati  i Milan Radoiçiqit, ka paralajmëruar konferencë sot në Serbi në emër të vetë Radoiçiqit pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës dhe sulmit terrorist nga një grup i armatosur në krye të të cilit, autoritetet në Kosovë kanë paraqitur fakte se ishte vetë krimineli Milan Radoiçiq.

Në konferencën e cila është paralajmëruar të nisë në ora 14:00, siç ka thënë avokati Goran Petronijeviq,  do të lexojë një adresim të Radojçiqit për publikun.

Po gjatë ditës së sotme në kuadër të hetimeve rreth rastit në Banjskë, Policia e Kosovës ka bastisur disa nga pronat në pronësi të Milan Radoiçiqit në veri.

Më 24 shtator, një pjesëtar i Policisë së Kosovës mbeti i vrarë kur persona të armatosur, rreth 30 sosh, sulmuan njësitet policore në fshatin Banjskë – zonë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

Në përleshjet që pasuan midis grupit të armatosur dhe forcave të rendit u vranë tre terroristë dhe u arrestuan gjashtë persona që dyshohet se ishin të lidhur me ta, disa nga të cilët më pa u liruan.

Policia e Kosovës pasi mori nën kontroll Manastirin në fshatin Banjskë gjeti një sasi të madhe armatimi dhe mjetesh ushtarake, në mesin e tyre edhe automjete me mbishkrimin KFOR.

Dy ditë pas sulmit, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, publikoi pamje nga droni gjatë aksionit të Policisë në Banjskë, e në të cilën Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, e që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Sveçla tha se Radojiçiqi është udhëheqës i grupit terrorist dhe sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat