Kush janë pesë personat që po akuzohen për kultivimin e kanabisit në Istog, ngritet aktakuzë ndaj tyre

Lajme

Kush janë pesë personat që po akuzohen për kultivimin e kanabisit në Istog, ngritet aktakuzë ndaj tyre

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj disa personave për kultivim të kanabisit në një fshat të Istogut.

Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, në fshatin Drejë të komunës së Istogut, në bashkëveprim, pa autorizim kultivojnë bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope dhe atë të llojit “Marihuan”, në fshatin e lartshënuar kanë kultivuar prej 92 (nëntëdhjetedy) copë bimë narkotike të llojit “Kanabis Sativa” në lartësi prej 200cm.

Burime bëjnë të ditur se të akuzuarit janë, Sinan dhe Hajzer Jetishi, Miftar Noshi dhe Skënder Berisha.

I pandehuri Miftar Noshi akuzohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur nga Policia e Kosovës 42.65 gram narkotikë të llojit “Kokaina” , me çka ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 269, paragrafi 1, të KPRK-së.

Kurse, i pandehuri Sinan Jetishi, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës tek i pandehuri në gjatë kishte gjetur në patentë shofer të falsifikuar të shtetësisë Finlandeze , për çka akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit” nga neni 390,paragrafi 1, të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat