Media serbe: Dihet identiteti i tre terroristëve serbë të vrarë në veri

Lajme

Media serbe: Dihet identiteti i tre terroristëve serbë të vrarë në veri

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 13:31
Pamje nga veriu

Gazeta serbe, Danas ka raportuar se tre serbët e vrarë të dielën në veri të Kosovës janë banorë lokal. 

Siç kanë thënë banorët e asaj zone për Danas, tre të vrarët janë serbë vendas nga veriu i Kosovës.

Janë publikuar edhe fotot e tyre dhe banorët e zonës tashmë kanë nisur të shkojnë për ngushëllime te familjet e tyre, shkruan gazeta.

Kujtojmë se ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht identiteti i tre serbëve të vrarë natën e së shtunës dhe të dielës, më 23 dhe 24 shtator në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat