“Bëhet i gjallë”, sipas mediave serbe UNMIK ka kërkuar hetim në detaje të sulmit në Ranillugë

Lajme

“Bëhet i gjallë”, sipas mediave serbe UNMIK ka kërkuar hetim në detaje të sulmit në Ranillugë

Nga: F.B. Më: 22 shtator 2023 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Mediet serbe kanë publikuar një lajm se administrate e OKB-së – UNMIK paska ftuar “Policinë e Kosovës në hetim në detaje të rastit të sulmit në Ranillugë”, ditë më parë, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Në njoftim thuhet se “UNMIK ka ftuar Policinë e Kosovës që të kryejë hetime në detaje lidhur me rastin e sulmit me mjete eksplozive në një shtëpi të një serbi në Ranillugë”, ka deklaruar zëdhënësja e misionit të OKB-së në Kosovë, me seli në Prishtinë Sana Dolatshahi.

E kontaktuar nga “Tanjug” ka deklaruar se “administrata e UNMIK-ut do të vazhdojë të përcjell me kujdes situatën në terren”, ka thënë Dolatshahi.

"Duhet ta keni parasysh se jemi të njoftuar me raportet mediale lidhur me rastin. Kemi qenë nnë kontakt të vazhdueshëm me pushtetin lokal në Ranillugë dhe por konfirmojmë të dhënat. Ftojmë Policinë e Kosovës që të kryej hetime të plota në detaje lidhur me rastin, ndërsa ne do vazhdojmë të përcjellim me kujdes situatën në terren", ka shkruar ajo në një përgjigje me shkrim për gazetat serbe.

Ky është rasti i parë pas disa kohe, që zyrtarë dhe të punësuar n[ UNMIK të deklarohen lidhur me ndonjë incident që ka ndodhur së fundi në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat