Sheshel: “Perëndimi ka bërë plan që serbët të maltretohen sa më shumë”

Lajme

Sheshel: “Perëndimi ka bërë plan që serbët të maltretohen sa më shumë”

Nga: F.B Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:05
Sheshel

Kreu i radikalëve serb Sheshel sot la deklaruar se “situata në Kosovë është e papranueshme dhe se perëndimi ka bërë plan që serbët të maltretohen sa më shumë, ndërsa lidhur me zgjidhjen e krizës politike në Bosnje dhe Hercegovinë ai tha se “ndarja është zgjidhja e vetme”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Situata në Kosovë është e padurueshme, ndërsa në BeH zgjidhja e vetme është ndarja në dy njësi zgjedhore, ku në njërën do zgjidhej përfaqësuesi mysliman në kryesinë e BeH dhe në tjetrën përfaqësuesi kroat, tha ai.

“Zgjidhja e vetme e mundshme është kjo, zgjidhje tjetër nuk ka” tha Sheshel për Happy TV.

Lideri radikal ka theksuar se përfaqësuesi ndërkombëtare Kristian Shmit u ngulit në Republikën Srpska dhe mbi të gjitha në pasurinë e saj.

Bazuar në situatën e përgjithshme, presioni ndërkombëtar ndaj Serbisë është shtuar.

“Shikoni se perëndimi sikur është hidhëruar me Kurtin, por nuk bënë asgjë ta detyroj të tërhiqet nga veriu i Kosovës dhe të tërheq njësitet speciale nga atje. Kjo nënkupton se perëndimi ka bërë plan që serbët të maltretohen sa më shumë, ashtu që të heqin dorë dhe të zhvendosen nga katër komuna në veri. Unë shpresoj se serbët do të jenë të durueshëm dhe do qëndrojnë, atje serbët arrestohen, matretohen...ata(shqiptarët) do donin të provokonin konflikt mes ushtrisë e policiës serbe dhe NATO-së”, shtoi Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat