Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me mbi 80 qese me marihuanë në Viti

Lajme

Këta janë dy të dyshuarit që u kapën me mbi 80 qese me marihuanë në Viti

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 06:11
Sendet e sekuestruara

Në kuadër të operacionit ‘Goditja’, Policia në Viti, në orët e para të mëngjesit, Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për shitblerje të drogës, si dhe ka sekuestruar mbi 80 qese me drogë, të llojit marihuanë. Të dyshuarit tashmë ndodhen në ndalim dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit janë Jusuf Ismajli dhe NIkolin Marku, të cilët u ndaluan derisa ishin duke lëvizur me një veturë në rrugën “Dëshmorët e kombit’’.

Gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale:

• Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,

• Një (1) peshore digjitale

• Një (1) pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’

• Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe

• Tre (3) telefon celularë

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve dhe inicimin e rastit për veprën “Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat