900 mijë për tri vjet, Durmishi shpjegon rastin e “Pick-up” – thotë se i kanë ndryshuar rrënjësisht kontratat e mëhershme

Lajme

900 mijë për tri vjet, Durmishi shpjegon rastin e “Pick-up” – thotë se i kanë ndryshuar rrënjësisht kontratat e mëhershme

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 07:54
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka folur sërish për rastin e “Pick-up”që përdorej në mirëmbajtjen e rrugëve regjionale e nacionale, para ardhjes së Qeverisë Kurti në pushtet.

Durmishi gjatë intervistës dhënë për mendian tha se lëvizjet për inspektimin e punimeve në projektet rrugore bëheshin me një veturë “Pick-up”, për të cilën tha se për tri vite janë dhënë 900 mijë euro.

Po ashtu, ai sqaroi se si në kontratë nuk është parashikuar se sa herë duhet të del për inspektim të punimeve kjo veturë, për të cilën tha se me kontratat e reja kjo formë e pagesës ka ndryshuar.

“Për autostrada janë dy kontrata, njëra i ka 14 km e tjetra 40 km. Lëvizja zakonisht bëhet me ‘Pick Up’. I hyp ‘Pick-up’ e del e i viziton ato rrugë. Në atë pozicion të kontratës nuk shkruan sa herë duhet me dal… a del njëherë në muaj, a çdo ditë nuk është e specifikuar. Ne si institucion jemi të obliguar me ia pagu 25 mijë euro në muaj, vetëm për atë pozicion për tri vjet, d.m.th 900 mijë euro. 900 mijë euro i merr kompania vetëm se dikush lëviz 1 herë në muaj, a 10 herë në muaj nga 40 km e në fund i merr 900 mijë euro.

Ka përfundu kjo kontratë. Ne tash i kemi ndryshuar rrënjësisht kontratat që kanë qenë më herët”, u shpreh Durmishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat