“Vuçiq, zjarrëvënës i Ballkanit”, media gjermane ngre alarmin: Zhvillimet po dalin jashtë kontrollit!

Lajme

“Vuçiq, zjarrëvënës i Ballkanit”, media gjermane ngre alarmin: Zhvillimet po dalin jashtë kontrollit!

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 12:25
Aleksandar Vuçiq

Gazeta prestigjioze gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull tejet të gjatë e të detajuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e quan “zjarrëvënësin” e mundshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke analizuar mënyrën se si ai e luan politikën në mes të Perëndimit dhe Lindjes, Brukselit e Uashingtonit në njërën anë, dhe Moskës dhe Pekinit në anën tjetër.

“Der Spiegel” i kushton rëndësi të veçantë edhe veprimeve që Beogradi zyrtar ndërmerrë në raport me Kosovën, teksa zgjerohet edhe në ngjarjen e rëndë të 29 majit ku protestues të dhunshëm “besnikë ndaj Vuçiqit” sulmojnë Misioni Paqeruajtës të NATO’s, ku mëse 90 prej tyre u lënduan. Më tej, vazhdon gazeta gjermane, Vuçiq e “përdor kartën e Kosovës”, për të qëndruar dhe rritur pushtetin e tij – si brenda vendit të vet, ashtu edhe jashtë.

“Kosova është nyja gordiane në pëlhurën evropiane dhe karta më e madhe e Aleksnadar Vuçiqit në lojën e pokerit për pushtet dhe pozitë në Ballkan. Legjione diplomatësh të lartë në emër të Brukselit dhe Uashingtonit kanë dështuar në zgjidhjen e problemit. Vuçiqit as që i shkon ndërmend të shes letrën e tij të pazarit nën vlerë”, shkruan gazeta gjermane.

“Në përgjithësi gjërat kanë dalur jashtë kontrollit në rajon. Në fund të majit ushtarë të forcës mbrojtëse të KFOR’it u përshkuan nga minoretit serb i Kosovës që i qëndron besnik Vuçiqit”.

Për Presidentin e Serbisë, autori i gazetës gjermane tregon se si ai e “e advokon veten si mbrojtës të të gjithë serbëve, përfshirë ato në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë”.

“Kisha e fuqishme Ortodokse Serbe ka rol qëndror në kalkulimet e tij. Ajo i mban të lidhur mes vete 15 milionë serbë ortodoksë anembanë botës me kthetër të hekurtë”, thuhet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat