Ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Istog, ishte komandant i nën stacionit policor në Rakosh

Lajme

Ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Istog, ishte komandant i nën stacionit policor në Rakosh

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Ish-komandanti i nën stacionit policor në fshatin Rakosh të Istogut është arrestuar sot në fshatin Lubozhdë.

Mësohet se bëhet fjalë për Zarko Zaric, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se Zaric është arrestuar sot në mesditë në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), kanë arritur që sot, më 05.08.2023, rreth orës 12:30, në fshatin Lubozhdë të komunës së Istogut të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin Ž.Z., viti i lindjes 1954, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë vitit 1998-1999 në Komunën e Istogut”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHKL-së ku pritet të intervistohet në cilësi të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat