Zëdhënësja e LDK-së: Rasti i mbrëmshëm na shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë

Lajme

Zëdhënësja e LDK-së: Rasti i mbrëmshëm na shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 14:53
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi mbrëmë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rasti i mbrëmshëm shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë.

“Personat të cilat janë të përndjekur nga drejtësia vazhdojnë të bredhin të lirë qyteteve tona dhe natyrisht epilogu është një tragjedi e tillë, kur grupe të rinjsh përplasen si në një shesh beteje”, shkruan ajo.

Postimi i saj:

Gangsterizmi po shndërrohet në mënyrë jetese për shumë të rinj në Kosovë dhe në mënyrë indirekte është duke u përbrendësuar në shoqërinë tonë. Ky botëkuptim dhe sjellje promovohet kudo, por vështirë t`i vihet përball një model tjetër identitar, ai i qytetarit të edukuar mirë, që e shquajnë vlerat humane dhe solidarësia qytetare.

Prandaj, funksionimi efikas i mekanizmave të rendit dhe ligjit është pa alternativë.

Rasti i mbrëmshëm na shpërfaq sistemin e brishtë të institucioneve të sigurisë. Personat të cilat janë të përndjekur nga drejtësia vazhdojnë të bredhin të lirë qyteteve tona dhe natyrisht epilogu është një tragjedi e tillë, kur grupe të rinjsh përplasen si në një shesh beteje.

Tragjedia e mbrëmshëm na ka tronditur të gjithëve, rendi dhe ligji po cenohen rëndë, nga grupe të organizuara që nuk hezitojnë të përdorin armë në ambiente urbane.

Qytetarëve duhet t`u ofrohet siguri në qytetin e tyre që të mos lihen si kolateral, nën mëshirën e grupeve rivale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat