Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional "Bashkatdhetarët në Kuvend"

Lajme

Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional "Bashkatdhetarët në Kuvend"

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 18:40
Kuvendi

Nesër dhe pasnesër Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës mund edhe të takohen me deputetë.

Ky oraganizim nis nga ora 08:00 e mëngjesit dhe zgjat deri në ora 16:00 pasdite.

Njoftimi i Kuvendit:

Të hënën dhe të martën, më 24 dhe 25 korrik 2023, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat