Një delegacion i Belgjikës në NATO, viziton Kosovën

Lajme

Një delegacion i Belgjikës në NATO, viziton Kosovën

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 07:27
Foto ilustrim

Një delegacion i Parlamentit Federal të Belgjikës në NATO, sot do të vizitojë Kosovën.

Delegacioni belg do të ketë disa takime, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Delegacioni belg, do të ketë takim me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s. Dy delegacionet do të mbajnë konferencë për media.

Delegacioni do të ketë takim edhe me kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrime Europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat