Vuçiqi flet për ndalimin e djalit të tij në Kosovë: Danilo është pak më trim se Albin Kurti

Lajme

Vuçiqi flet për ndalimin e djalit të tij në Kosovë: Danilo është pak më trim se Albin Kurti

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 20:42
Danilo dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pasi Policia e Kosovës ndaloi djalin e tij, Danilo, në Trudë për shkak të bluzës me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion” që pati në festën e Vidovdanit.

Vuçiq ka thënë se Danilo ka ecur mes përmes Prishtinës me bluzën me atë mbishkrim deri në Graçanicë “vetëm t’i lutet Zotit”.

“E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është përreth meje, por në rregull.

Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiqi, raportoi Danas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat