Serbët në Graçanicë kërkojnë lirimin e të të dyshuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve

Lajme

Serbët në Graçanicë kërkojnë lirimin e të të dyshuarit për krime lufte ndaj shqiptarëve

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 12:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Graçanicë po protestohet sërish në kundërshtim të arrestimit të Dragisha Milenkoviq.

Serbët janë mbledhur për herë të katërt para komunës, me kërkesën për lirimin e tij dhe serbëve të tjerë të arrestuar.

Për Milenkoviq, ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në protestë po marrin pjesë kryetarja e Graçanices, Liliana Shubariq dhe ai i Shtërpcës, Delibor Jevtiq.

"Anamorava është me Vuçiqin", "Prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje" dhe "Liri për të gjithë serbët e arrestuar", po shkruan në pankartat e protestuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat