Vuçiç: Kemi prova për 3 policët e Kosovës, nuk shpëtojnë pa aktakuzë

Lajme

Vuçiç: Kemi prova për 3 policët e Kosovës, nuk shpëtojnë pa aktakuzë

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 14:57
Policët e kidnapuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga polica serbe më 14 qershor nuk do të shpëtojnë pa aktakuzë.

Ai pretendon se janë arrestuar në territorin e Serbisë dhe për këtë thotë se ka prova.

Po ashtu Vuçiç ka paralajmëruar  një takim me serbët e Kosovës.

“Ne nuk do të lejojmë ‘pogromin e popullatës sonë’, por le të shmangim ndërhyrjen tonë sa të mundemi, sepse lufta nuk është zgjidhje”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb është shprehur se përshkallëzimi i situatës në Kosovë nuk e ka arritur pikun dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron luftë.

Ai ka thënë se Kurti nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndonëse duhet të formohet “në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara”.

Sipas Vuçiçit, Forca e Sigurisë së Kosovës është “më shumë e pajisur” me armë serioze turke.

Ai ka thënë se Kosova është duke ndërtuar një ushtri, e cila nuk i lejohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat