Refuzoi takimin me Kurtin, deklarohet Vuçiq

Lajme

Refuzoi takimin me Kurtin, deklarohet Vuçiq

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 11:46
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se nuk mund të konfirmojë që "ka ndonjë udhërrëfyes", për daljen nga kriza në veri të Kosovës.

Këto komente ai i bëri pas takimit bilateral me përfaqësuesin e lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

"Kemi diskutuar çështjen, substancën, e cila ishte e pashmangshme, por besoj edhe e dobishme, por atë që do të shohim nesër në terren, nuk e di...kur kemi kamionë në pritje...", tha ai, duke iu referuar bllokimit të qarkullimit të kamionëve me mallra serbe në kufi me Kosovën.

Vuçiq tha se do të takohet me përfaqësuesit e BE-së por nuk sheh asnjë arsye për të biseduar me Albin Kurtin.

Vuçiq: Kosova është fëmija pak djallëzor i shumicës së vendeve të BE-së

Por në këtë moment, jo vetëm që nuk shoh asnjë arsye për të biseduar me një njeri që provokon çdo ditë, dhe dëshiron të shkaktojë konflikt sepse është ideologjia e tij fanatike, për të cilën ai këmbëngul në të gjitha këto dhe mendova se do të sjell vetëm dëme shtesë dhe kjo ishte arsyeja pse mendova se ishte e pakuptimtë, dhe mendoj se është e pakuptimtë, kështu që unë jam gjithmonë i gatshëm të flas me përfaqësuesit evropianë, le të bëjmë gjithçka që mundemi, dhe ajo çfarë nuk ka kuptim do mbeten që nuk ka kuptim. Sa i përket mirëkuptimit, ne serbët duhet ta kuptojmë një gjë dhe qytetarët e Serbisë, kështu që Kosova nuk ra nga qielli. Është krijuar për një kohë të gjatë dhe për shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian është një vend i pavarur, fakti që nuk është për ne, duhet të kuptojmë që për shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian është një vend i pavarur, është fëmijën e tyre. E krijuan, e kujdesen sa ishte ne djep, tani është adoleshent, pak djallëzor, pak është çmendur, ka arritur në vite të çmendura, siç mendojnë ata, dhe jo diçka te rrezikshme, por prape ata kujdesuni për fëmijën e tyre, kështu që ne duhet të dimë se pozicioni ynë është shumë i vështirë".

Vuçiq ka thënë se kërkesat e ndërmjetësuesve nuk janë ultimatume.

Vuçiq: Nuk kam marrë pjesë në takimin me Kurtin

“Nuk kam marrë pjesë në takimin me zotin Kurti, as nuk e di, me siguri mund të them se kanë bërë gjithçka që është e mundur për të folur për këtë dhe duket se e kuptojnë se çfarë po ndodh në terren. Pra, ajo që do të ndodhë më pas, më duket, varet shumë më pak nga zoti Borrell dhe nga ne, dhe shumë më tepër nga ata që nuk ishin të interesuar për paqen, stabilitetin, por me provokime të përditshme tentonin të krijojnë trazira. Por në çdo rast, mendoj se është gjithmonë mirë kur dëgjoni dikë, kur mund të sqarosh diçka. Kështu që unë nuk shoh ndonjë të keqe nga takimi nëse ndodh diçka e mirë, super, nëse nuk ka çfarë të bëjmë”, tha ai.

Borrell dhe Lajçak janë atakuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat