Ministria e Shëndetësisë demanton Listën Serbe gjoja se në spitale nuk ka oksigjen

Lajme

Ministria e Shëndetësisë demanton Listën Serbe gjoja se në spitale nuk ka oksigjen

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:10
Ministria e Shëndetësisë

Lista Serbe gjatë ditës së djeshme u ankua se spitali në veri të vendit nuk është furnizuar me oksigjen nga ana e institucioneve shëndetësore qendrore të Republikës së Kosovës.

E për këtë kanë reaguar nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë këto pretendime nuk qëndrojnë.

Nga kjo ministri thanë se janë në pritje të një kontingjenti me oksigjen dhe se për këtë arsye kanë njoftuar ministrinë e Brendshme që të krijohen kushtet për një ngarkesë të tillë.

Njoftimi i plotë:

Duam të njoftojmë opinionin publik se deklaratat e sotme në konferencën e Listës Serbe në lidhje me furnizimit me oksigjen për spitalin nuk qëndrojnë.

Ministria e Shëndetësisë dje ka marrë njoftimin se drejt Republikës së Kosovës është një kontigjent me furnizim me oksigjen dhe më të marrë këtë njoftim kemi kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme që të krijohen kushtet për kalimin e një ngarkese të tillë.

Ministria e Punëve të Brendshme në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, organet e tjera përgjegjëse ka marrë të gjitha veprimet që oksigjeni të arrijë në spitalet përkatëse.

Sot, pa vonesa Dogana e Kosovës ka proceduar, ashtu siç ka qenë edhe kërkesa, dhe ngarkesa me oksigjen është futur në Republikën e Kosovës për të shkuar në adresën përkatëse.

Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka vënë në diskutim çështjet e shëndeti dhe ato humane pavarësisht rrethanave apo ngjarjeve politike. Dhe, kështu do të jetë gjithnjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat