​Pesë raste të dhunës në familje për një javë në regjionin e Ferizajt

Lajme

​Pesë raste të dhunës në familje për një javë në regjionin e Ferizajt

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi, janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, prej tyre 3 raste në Ferizaj, 1 rast në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime.

Sipas Policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 5 persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Policia Rajonale e Ferizajt thotë se rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat