Flet nëna e fëmijëve që pretendohet se janë rrahur nga policët e Kosovës

Lajme

Flet nëna e fëmijëve që pretendohet se janë rrahur nga policët e Kosovës

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 11:42
Marija Radosavljeviq.

Nëna e dy fëmijëve serbë që pretendohet të jenë rrahur nga policët e Kosovës ka folur për medie. Çka tha ajo?

Mediumi serb nga Kosova, Kosovo-Online, ka marrë rrëfimin e saj nga spitali ku po trajtohen fëmijët.

Duke qarë, ajo ka dhënë versionin e saj të ngjarjes që është mohuar fillimisht nga Policia e Kosovës.

“Djali i madh më mori në telefon dhe më tha se ishin rrahur dhe dikush duhej t’i vinte t’i merrte. Unë ia ktheva që do të shkoja menjëherë dhe i mora letërnjoftimet,” – u shpreh Marija Radosavljeviq.

“Kur arrita në atë vend para meje ishte një automjet i blinduar dhe kur e hodha shikimin, vajza ime ishte ulur duke qarë në livadh, krejt e shqyer,” – pretendoi tutje ajo, duke thënë se mbi vajzën e saj ishin dy policë me armë në duar.

“U përpoqa ta qetësoja, por s’ia dola... Me një polic që dinte serbisht, e ngritëm dhe e futëm në veturë. Pas kësaj, u ktheva te djali dhe pasë se ai kishte mavijosje dhe plagë të shumta.”

“E pyeta policin që dinte serbisht pse e rrahën... a kanë fëmijë ata? Më tha se e njeh vajzën time, sepse shpesh kalon nëpër atë zonë. Unë e pyeta, “pra nëse e njeh, pse e keni rrahur?” dhe ai u përgjigj se ajo kishte veshur helmetë, kështu që ata s’e dinin se ishte vajzë.”

Versioni i Policisë

Policia e Kosovës mbrëmë në orët e vona ka dhënë versionin e saj zyrtar për këtë ngjarje. Ata kanë mohuar se dy fëmijët janë rrahur derisa nuk kanë treguar as moshën e tyre.

“Deklartimet e ndryshme se kinse policia i ka rrahur dy prej këtyre personave nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.”

Komunikata e Policisë iu referohet fëmijëve në fjalë thjesht si “persona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat