Gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë aktakuza

Lajme

Gjatë 24 orëve nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë aktakuza

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 10:50
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër tridhjetekatër (34) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur një (1) aktakuze kundër një (1) personi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat